Policia e Beratit falë bashkëpunimit me qytetarët ka arritur të vërë në pranga dy shtetas. Njëri për armëmbajtje pa leje dhe një tjetër që ishte në kërkim, i dënuar me 4 vite burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet V. Y, 74 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri.
Po ashtu u bë ndalimi i shtetasit E. H, 30 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e kishte dënuar me 4 vite burg, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



