Gazeta Si – Klubi i Çelsit po përgatitet të shesë të paktën 5 lojtarë në merkaton e janarit. Dhe sipas shtypit britanik, në këtë listë bën pjesë edhe Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare.
Emrat e tjerë të listës së shitjeve janë Trevoh Çalobah, Ian Matsen, Noni Madueke dhe Mark Kukurela. Madje, për disa nga këta lojtarë ka edhe oferta konkrete dhe klubi londinez është gati t’i shesë.

Ndryshon pak situata me Armando Brojën. Futbollisti kuqezi është në listën e shitjeve, por Çelsi nuk mund të veprojë në këtë rast pa firmosur me një sulmues tjetër. Nëse gjen një lojtar për të forcuar sulmin në janar, atëherë klubi do të shesë Brojën, në të kundërt ai mund të qëndrojë, të paktën deri në fund të sezonit.
E ardhmja e Brojës varet kështu nga zhvillimet e merkatos. Çelsi ëndërron të marrë Osimhen nga Napoli, por nuk është një operacion kaq i thjeshtë. Sulmuesi shqiptar ka marrë minuta kohët e fundit nga trajneri Poçetino, por nuk është ende në formën optimale.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




