Protesta kundër klubit Pescara Calcio, në veçanti ndaj presidentit Daniele Sebastiani, ka kaluar në nivele makabre pas eliminimit të skuadrës nga play-off.
Tifozët kanë lënë jashtë stadiumit pankartë që i uron vdekjen presidentit bardheblu, e plotësuar me skicën e një arkivoli. Pamjet tashmë po qarkullojnë në rrjetet sociale.
“Nuk do gjejmë paqe derisa të të shohim këtu” shkruan banderola, referuar arkivolit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.