Nga Gazeta “Si” – Nga sot, negativët e fotografive të Pietro dhe Kel Marubi, janë pjesë e trashëgimisë së kujtesës botërore që ruhet nga UNESCO.
Lajmin e ka bërë të ditur Luçjan Bedeni, drejtor i Muzeut “Marubi” i cili tha se ruajtja e arkivit të Marubit nga Unesco është një lajm i madh.
“Jam i lumtur të jap lajmin se arkiva e negativëve dhe e dokumentave të së parës studio fotografike shqiptare të Pietro dhe Kel Marubi, do të ruhen në regjistrin ndërkombëtar të kujtesës së botës që ruhet nga Unesco”, tha Bederi, duke shtuar se ky është një lajm i madh për trashëgiminë tonë kulturore dhe kontributin e dinastisë Marubi, dhënë për historinë botërore të fotografisë.
“Ky është një lajm i madh edhe për Shkodrën e cila nëpërmjet fotografisë bëhet pjesë e historisë kulturore të botës”, u shpreh Bedeni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.