Lajme

Arkitekturë e mahnitshme ku guri është mbret

Harrojeni betonin dhe tullën - është guri ai që është ylli i shfaqjes këtu. Këto imazhe të mrekullueshme tregojnë se si guri është një material ndërtimi me mundësi pambarim, që mund të jetë formal, elegant, lozonjar dhe energjik. Fotografitë paraqiten në një libër të ri, të quajtur thjesht “Gur” (Stone), nga arkitekti William Hall, i cili tregon një përzgjedhje spektakolare të strukturave që nga 5000 vjet më parë, duke nxjerrë në pah bukurinë e këtij materiali në dukje të përulur.

Casa do Penedo - ose Shtëpia Boulder - është një 'monument arkitektonik' i rrethuar nga katër gurë kolosalë në malet Fafe në veri të Portugalisë. U ndërtua në 1974 fillimisht si shtëpi pushimi, por sot është një muze.

Kisha e mrekullueshme dhe e lashtë e Shpellës Spassky në Kostomarovo, në rajonin e Voronezhit të Rusisë. Të gdhendura në kodër janë dy kisha, njëra me hapësirë të mjaftueshme për një kongregacion prej 2.000 personash.

Kisha e Gurtë Përkujtimore Uchimura Kanzo në Karuizaëa, Prefektura e Naganos, Japoni. U ndërtua në vitin 1988 nga arkitekti amerikan Kendrick Kellog dhe konsiderohet si vendi i përsosur për një ceremoni martesore misterioze dhe magjepsëse.

Tempulli në Gur dhe Dritë është në Barmer, Indi dhe është ndërtuar në vitin 2016 mbi themelet e një termocentrali. U ndërtua duke përdorur gur të verdhë Jaisalmer nga zonat përreth dhe është dizajnuar nga firma indiane Spacematters.

Kisha e Shën Gjergjit në Lalibela, Etiopi, është një kishë e hapur në një gropë në shkëmb vullkanik, e shekullit të 12. Është ende një vend pelegrinazhi për Kishën Ortodokse Teëahedo Etiopiane dhe trashëgimi botërore e UNESCO-s.

Bibliotheca Alexandrina është një bibliotekë e gjerë dhe qendër kulturore e vendosur në qytetin egjiptian të Aleksandrisë në brigjet e Mesdheut. Ndërtesa 11-katëshe u hap në 2001 dhe strehon mbi 6.000 metra katror gur të gdhendur me dorë.

Xhamia e Madhe e Qarkut Financiar King Abdullah u hap në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riyadh, në vitin 2017. Është krijuar për të ngjasuar me një trëndafil të shkretëtirës dhe mund të akomodojë deri në 1.500 besimtarë.

Terminali i Autobusëve në Nevsehir, Turqi, u hap në vitin 2010 dhe ka një fasadë të madhe muri guri, me një strukturë qelqi dhe çeliku pas saj. Frymëzimi për murin thuhet se janë gurët e kullës në Kappadocia.

Pont du Gard është një ujësjellës romak me 35 harqe që përshkon lumin Gard, rreth 14 milje larg qytetit Nimes, që daton nga shekulli i parë. Ai dërgonte rreth dy milionë litra ujë në Nimes çdo ditë. Pas rënies së Perandorisë Romake u përdor si një urë lidhëse. Struktura madhështore, e cila është e lartë 165 metra dhe e gjerë 900 metra, tani është një nga pesë atraksionet më të mira turistike në Francë.

Kisha e Shën Gjon Pagëzorit ndodhet në Mogno, Zvicër. U ndërtua në 1996 për të zëvendësuar një kishë të shekullit të 17 që u shkatërrua nga një ortek i vitin 1986. Karakteristika kryesore e kishës janë shtresat alternative të mermerit të bardhë dhe “gneiss” të errët

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit të Norvisë u hap në 2008 në Oslo, dizajnuar nga firma e arkitekturës Snøhetta. Pjesa e jashtme me kënde e ndërtesës është bërë me mermer italian dhe granit të bardhë, çka e bën të duket sikur po del nga uji.

Muzeum Susch në Susch të Zvicrës, është një muze arti brenda një manastiri të restauruar të shekullit të 12 që u gërmua në anën e një mali. Brenda ka hapësira ekspozitash që lidhen me tunele të ngjashme me ato të shpellave.

Muzeu Lanyang ndodhet në Qarkun Yilan, Tajvan, dhe është ndërtuar duke përdorur një përzierje të granitit lokal dhe aluminit. Forma e tij piramidale e mprehtë del nga ligatina dhe bregu, duke i shkulur shkëmbinjtë e bregdetit verior të Tajvanit.

Xhamia Sancaklar është një ndërtesë gjysmë e zhytur në Büyükçekmece, Turqi. Përfunduar në 2015, ajo është ndërtuar duke përdorur një përzierje prej guri gri të çelët dhe betoni të armuar.

Holli e brendshëm i Kullës O’biz, një ndërtesë zyrash në Anyang, Koreja e Jugut. Për të krijuar një efekt gjeometrik, projektuesit përdorën mermeri oriental jeshil dhe granit gri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë