Gazeta Si – Një tjetër Lionel në majën e botës. Vëmendjen e merr thuajse të gjithën Lionel Mesi, por ky Botëror i tretë në historinë e Argjentinës ka pa dyshim firmën e Lionel Skalonit, trajnerit bardhekaltër.
‘Seleçion’ prej pak kohësh thirret edhe ‘Scaloneta’. Kështu e quajnë kombëtaren argjentinase të futbollit, duke nderuar emrin e trajnerit të saj.

“Pas gjithë atyre kritikave që kemi marrë deri tani dua t’u them njerëzve që ta shojojnë këtë fitore, – tha trajneri Skaloni në momentin pas marrjes së medaljes për të përditshmen argjentinase ‘El Clarin’. – Të gjithë ata që duan të luajnë në kombëtaren argjentinase, duhet të bëjnë atë që kanë bërë këta djem”.
Skaloni e ka pasur të vështirë t’i japë një shpjegim asaj që ndodhi në fushë gjatë finales me Francën. “Nuk e kam kuptuar mirë ende, por është fantastike të jesh kampion bote. Kjo skuadër reagon shumë mirë gjithmonë. Merita është e të gjithë lojtarëve. Është një grup i pabesueshëm. Të gjithë bëhen më të fortë kur ka besim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.