Ambasada Italiane dhe Ministria e Kulturës kanë mbajtur një konferencë ku u diskutua edhe për Pompein dhe Butrintin, duke nisur me rreziqet që mund të ketë.
Në rastin e 20 vjetorit të misioneve arkeologjike italiane në Shqipëri, u diskutua mbi konservimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, duke ofruar një model italian të qëndrueshëm.
Fabrizio Buçi, ambasador i Italisë tha se ka një “debat kudo, që të ruash kulturën duke e zhvilluar”.
Ndërkohë, Elva Margariti, Ministrja e Kulturës u shpreh se “ shoqëria nuk e percepton kulturën si motor zhvillimi ekonomik”.
Në konferencë u diskutua një qasje e arkeologut italian Enriko Xhorxhi, që bëri paralele mes Pompeit e Butrintit, mbi metodat e kërkimit dhe format e arkeologjisë së shpëtimit. Ndërkaq kur u pyet për format e menaxhimit të dy thesareve më të mëdha, Pompeit e Butrintit, ai tha se Pompei, “Është një model ku shteti ka një prani të fortë, por ku gjithmonë e më shumë, konsiderohet, bashkëpunimi me profesionistë, me fondacionet, ose privatët. Italia ka një histori, ku ministria ka rol vendimtar. Ajo që mund të them është se zgjidhjet më të mira vijnë kur ka vullnet dialogu edhe mbi këndvështrime të ndryshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.