Kur Noah nisi arkën e tij ai kishte shumë probleme, por të paktën nuk duhej t’u tregonte autoriteteve se kishte dokumentet e duhura.
Sidoqoftë, ky problem ka prekur pronarin e një kopje gjigande të Arkës së Noas.
Anija e Aad Peters është bllokuar nga rojet bregdetare dhe nuk mund të zhvendoset sepse nuk ka dokumente që vërtetojnë se është për të lundruar në det.
Anija me gjatësi 70 metra, plot skulptura të karaktereve biblike u ndalua pasi u tërhoq përtej Detit të Veriut nga Hollanda.
Z. Peters, një producent holandez i TV dhe teatrit, është ‘i etur’ ta kthejë atë në Holandë, por nuk ka qenë në gjendje të marrë një licencë për ta zhvendosur varkën.
Negociatat e tij me zyrtarët e rojes bregdetare janë në ngërç, duke bërë që anija prej druri 2.6 milion paundë të qëndrojë për gati 18 muaj në bregun e deteve në Ipswich.
Banorët lokalë e shohin atë si një anije që bllokon rrezet e diellit dhe prish pamjen nga shtëpitë.
Anija është pak më shumë se gjysma e madhësisë së arkës në Bibël, e cila ishte e matur 300 kubitë, e barabartë me 510 metra dhe u përdor nga Noah për të shpëtuar çifte të çdo kafshe kur bota u përmbyt.
Thuhet se anija ka mbledhur cdo ditë nga 500 paund gjobë në ditë që nga 1 Prilli kur humbi një afat për të lëvizur.
Agjencia Detare dhe Bregdetare thotë se nuk mund ta lëshojë arkën derisa të ketë një çertifikatë të linjës së ngarkesës, e cila tregon se sa ulët mund të zhytet në ujë kur të jetë e ngarkuar plotësisht dhe letrat për të treguar se ajo nuk është lyer me kimikate të dëmshme për jetën e egër. \Daily Mail\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









Lini një Përgjigje