Njerez

Arjan Dodaj, kush është Arqipeshkëvi i ri i Metropolitan Tiranë – Durrës i emëruar nga Papa Françesku

Arqipeshkëvi i ri i Metropolitan Tiranë – Durrës do të jetë  imzot Arjan Dodaj.  

Ai ishte emëruar në këtë detyrë nga Papa Françesku.

Imzot Arjan Dodaj ka lindur në Laç-Kurbin, më 21 janar 1977.

Mbas studimeve në qytetin e tij të lindjes, ka emigruar në Itali dhe është vendosur në qytetin Cuneo.

Në 1997 ai ka kërkuar të jetë i pranuar në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit,  Komuniteti “Shtëpia e Marisë”, me seli në Romë.

Ka ndjekur studimet e filozofisë dhe teologjisë në përgatitje për meshtar, pranë Ateneut Papnor “Regina Apostolorum.”

Është shuguruar meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Shën Gjon Pali II në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Është inkardinuar në Dioqezën e Romës si pjesëtar i Vëllazërisë Meshtarake të Bijëve të Kryqit, më pas e miratuar si Societas Vitae Apostolicae.

Mbas shugurimit Meshtarak ka pasur detyra të ndryshme baritore. Nga 2003 në 2004 ka qënë  Zv. Famullitar i Famullisë “Shën Dominiku i Guzman”, në Romë; nga 2004 në 2005, Zv. Rektor i Rektorisë së “Shën Gjoni i Malvës” dhe Kapelan i Komunitetit të shqiptarëve në Romë; nga 2005 në 2017, Zv. Famullitar i Famullisë “Shën Rafaeli Kryengjëll”, në Romë.

Më 9 prill 2020 Papa Françesku e ka emëruar Ipeshkëv Ndihmës të Arqidioqezës Tiranë-Durrës duke i dhënë selinë titullare të Lestronës.

Është shuguruar Ipeshkëv më 15 shtator 2020 në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë