Çdo javë, argjendari kamboxhian Thoeun Chantha kthen rreth pesë kg gëzhoja plumbash AK-47 dhe M-16 në bizhuteri.

Për më shumë se dy dekada, 42-vjeçari, babai i të cilit u vra gjatë viteve të luftës në Kamboxhia, ka drejtuar një fabrikë për t’i kthyer simbolet e dhunës në ato që ai i quan vepra arti.
“Unë jam viktimë e luftës si një kamboxhian që humbi anëtarët e familjes dhe tani edhe bota është në luftë. Unë e bëj këtë për të treguar se ne duam paqe”, thotë ai.



Plumbat janë mbledhur nga poligonet e qitjes dhe terrenet e stërvitjes ushtarake. Më pas shkrihen dhe ftohen në një kovë me ujë. Metali më pas kthehet në byzylykë, gjerdan, unaza dhe vathë për t’u shitur për 5 deri në 20 dollarë në tregjet e njohura për turistët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.