Drejtësia

Arenc Çela komandohet si drejtues i Prokurorisë së Tiranës

Gazeta Si – Një ditë pa shkarkimit të Elisabet Imerajt nga Vettingu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar Arenc Çelën si drejtues të Prokurorisë së Tiranës.

Në këtë pozicion, Çela do të jetë drejtues i komanduar në Prokurorinë e Tiranës.

Ai ka qenë më parë prokuror në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më herët e ka kaluar procesin e Vettingut.

Mbledhja në KLP do të mbahet këtë të enjte në orën 12:00, por duhet të jetë thjeshtë procedurë, pasi Çela është kandidati i vetëm.

Ndërkohë, pas shkarkimit të saj, Elisabeta Imeraj e cilësoi antiligjor dhe të padrejtë vendimin ndaj saj, për të cilin tha se ishte i ndikuar.

Në një dalje për mediat, ajo tha se do të vijojë betejën ligjore në Gjykatën e Strasburgut.

Sipas Kolegjit, Imeraj kishte probleme në të tre kriteret e vlerësimit.

Ajo e cilësoi të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin vendimin e KPA-së, duke aluduar se të tjerë persona kërkonin shkarkimin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë