Lajme

“Arena Kombëtare” drejt fundit, Rama poston foto nga stadiumi i ri

“Arena Kombëtare” impianti i shumëpritur për futbollin shqiptar, po shkon drejt përfundimit dhe shumë shpejt edhe vendi ynë do të ketë një stadium të denjë për nivelet më të larta të futbollit europian. Stadiumi që sipas parashikimeve pritet të përfundojë në verën e këtij viti, tashmë po merr dalëngadalë formën finale. Mbulesa dhe veshja e jashtme po ecin me ritme të shpejta dhe pritet të konkludohen brenda këtyre dy muajve.

Por kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale përmes një fotoje se në stadiumin e ri ka nisur edhe montimi i stolave.

https://www.instagram.com/p/BvljQmpA77D/?utm_source=ig_web_copy_link

Do të jenë më shumë se 22 mijë stola që do të vendosen në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, duke e bërë këtë stadium më të madhin në vend. Impianti që po ngrihet në gjurmën e stadiumit të vjetër “Qemal Stafa” është një projekt që financohet nga qeveria shqiptare, FSHF dhe UEFA dhe është i treti në radhë sipas standardeve ndërkombëtare pas atyre që më herët janë ndërtuar në Elbasan dhe Shkodër. Stadiumi i radhës që pret nisjen e punimeve është ai Kukësit, që me shumë gjasa mund të jetë gati vetëm në fillimin e vitit të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë