Të gjitha vendet në stadiumin e lashtë romak “Circus Maximus” janë shitur për të gjashtë koncertet e David Gilmour, ish-kitaristi i grupit muzikor anglez “Pink Floyd”, duke filluar që të premten dhe 80% të biletave janë blerë nga spektatorë jashtë Romës, 33% nga jashtë Italisë dhe 47% nga pjesë të tjera të vendit, bëri të ditur sot një anëtar i këshillit bashkiak të kryeqytetit italian.
“Nëntëdhjetë mijë spektatorë në arenën ‘Circus Maximus’ për gjashtë datat e vetme të koncerteve të David Gilmour në Evropën kontinentale”, tha Alessandro Onorato, këshilltari për ngjarjet kryesore në kryeqytetin italian.
“Jemi shumë të lumtur që duke nisur nga e premtja e 27 shtatorit, artisti i madh do të jetë në Romë për të dhënë shfaqjet e tij të papërsëritshme,” shtoi ai.
“Vendet e rezervuara janë shitur plotësisht dhe 20% e spektatorëve janë nga Roma, 33% vijnë nga jashtë vendit, veçanërisht nga Gjermania, Franca and Mbretëria e Bashkuar, 47% janë nga pjesë të tjera të Italisë,” tha Onorato.
Sipas tij, “vendimi i ish-kitaristit të ‘Pink Floyd’ për të ardhur në Romë për prezantimin e albumit të tij më të ri, ‘Luck and Strange’, duke e preferuar në vend të qyteteve të tjera evropiane, është provë objektive se si ky qytet është bërë gjithnjë e më tërheqës dhe më i vizitueshëm”. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.