Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos mbarimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë.
Me këtë vendim, automatikisht, Ardian Dvorani largohet edhe nga drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pozicion i kontestuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Kreu i Shtetit e ka kallëzuar Dvoranin për shpërdorim detyre për shkak të problemit të listave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi i mbarimit të mandatit erdhi pas mbledhjes së zhvilluar në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Pro vendimit, votuan gjashtë anëtarë të KLGJ-së.
Dvorani: Gafë e paimagjinueshme, do shohim ç’do katranosin me arsyetimin
Pas shkarkimit të tij nga Gjykata e Lartë, vjen një reagim nga Ardian Dvorani.
Nëpërmjët një reagimi për mediat, Dvorani e ka cilësuar një gafë të paimagjinueshme këtë vendim.
“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim.
Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qenë 6 me 4”, pohon zëdhënësja e Gjykatës së Lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.