Rend dhe Ligj

Ardi Veliu jep dorëheqjen nga drejtimi i AMP-së, do të mbajë detyrë tjetër shtetërore

Gazeta Si – Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ardi Veliu ka paraqitur sot dorëheqjen nga detyra tek Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ka konfirmuar vendimin.

Teksa falënderoi Ardi Veliun për punën e bërë deri tani në krye të AMP-së, Balla u shpreh se ai do të marrë një tjetër detyrë shtetërore.

“Ju bëjmë me dije se Ardi Veliu do të vijojë të japë kontributin e tij, në një tjetër detyrë shtetërore”, sqaron ministri i Brendshëm.

Ai theksoi se drejtimin e Agjencisë, deri në fund në zgjedhjen e drejtuesit të ri, do ta mbajë Zv.drejtor i Përgjithshëm i AMP-së, Dritan Dorda.

Ardi Veliu është vënë në krye të AMP-së në 2 shtator të vitit të shkuar, ku zëvendësoi uhamet Rrumbullakun, pasi u lirua nga detyra e zëvendës ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës. Më herët ai ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë