Shqiptarët morën një lajm të madh me zgjedhjen e Arba Kokalarit si eurodeputetja e parë në Parlamentin Europian në maj, por surprizat nga Brukseli duket se nuk kanë mbaruar me kaq.
32 vjecarja shqiptare është zgjedhur të mërkurën si Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore Europiane. Në profilin e saj në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin.
Por kush është Arba Kokalari?
Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo është vajza e madhe e dy prindërve Bardh e Arjana Kokalarit si dhe mbesa e Musine Kokalarit, politikanes më të guximshme të shekullit të 19-të në Shqipëri. Arba jeton prej vitesh në Stokholm, ku emigroi që fëmijë dhe duket se e ka “politikën në vena”, pasi është angazhuar që në moshën 16-vjeçare.
Me një shqipe të admirueshme, Kokalari është shprehur mjaft krenare që është mbesa e Musine Kokalarit, e cila u diplomua në vitin 1941 në universitetin “La Sapienza” në Romë.
Lidhjet e saj me Shqipërinë nuk janë shkëputur, pasi Arba ka ruajtur jo vetëm gjuhën shqipe dhe dashurinë për vendin tonë. Pas zgjedhjes së saj si anëtare e Parlamentit Evropian, pati reagimeve të shumta edhe prej shqiptarëve. Si mbesa e Musine Kokalari, krenaria dhe pritshmëritë për Arbën duket se janë të mëdha.
Ajo ishte ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 1946 dhe gruaja e parë qe do të formonte një parti politike në Shqipëri. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin Musine Kokalari botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg.
Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vite të tjera, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, u sëmur me kancer, dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk ju dha as mundësia për tu kuruar në spitalin onkologjik.
E bukura Musine, jetonte e vetme në një dhomë të amortizuar, në një shtëpi përdhese bashkë me dy-tri familje të tjera të persekutuara. Ajo punonte në ndërtimin e pallateve e përziente llaç për ustallarët e Gollobordës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.