Apple tani nuk është vetëm gjigandi i teknologjisë dhe produkti më i ri e tregon këtë. Apple ka nxjerrë në treg një palë atlete ‘ultra të rralla’ që do shiten në ankand për 50 mijë dollarë.

Kompletuar me logon ylber të Apple para dhe në anë, atletet e bardha ishin bërë me porosi për punonjësit e kompanisë si një dhuratë në një Konferencë Kombëtare të Shitjeve në mesin e viteve 1990.
“Duke mos arritur kurrë tek publiku i gjerë, këto palë atlete të veçanta janë një nga më të panjohurat që ekzistojnë”, tha shtëpia e ankandit Sotheby’s në katalogun e saj.

Atletet janë të reja dhe vijnë me një palë lidhëse të kuqe, tha Sotherby’s, por kanë disa shenja që tregojnë se janë disa vjeçare, si zverdhja rreth e rrotull.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




