Teknologji dhe Inovacion

Apple ndalon punonjësit të përdorin ChatGPT, pas njoftimit se do jetë një aplikacion zyrtar

Në të njëjtën javë që OpenAI ka lançuar një aplikacion ChatGPT në iPhone, Apple ka kufizuar punonjësit që të përdorin ChatGPT.

Një raport nga Wall Street Journal thotë se gjigandi i teknologjisë ka lëshuar një dokument të brendshëm për punonjësit e tij, i cili përshkruan një ndalim të përdorimit të ChatGPT për shkak të frikës se mund të dalin të dhënat e kompanisë ndërkohë që përdoret inteligjenca artificiale.

Apple i bashkohet listës së kompanive që tashmë kanë ndaluar aksesin e punonjësve në ChatGPT dhe platforma të ngjashme të AI. Deri më tani, këto përfshijnë Amazon, Samsung dhe JP Morgan Chase.

Sipas raportit nga WSJ, “Apple është i shqetësuar se punonjësit që përdorin këto lloj programesh mund të nxjerrin të dhëna konfidenciale”.

Shqetësimet lindin sepse kur njerëzit përdorin këto modele, të dhënat mblidhen nga kompani të ndryshme, teorikisht për të përmirësuar vazhdimisht ofertën e produktit.

Mbledhja e të dhënave shihet si veçanërisht e frikshme kur është në duart e AI.

Raporti i WSJ shton se Apple kohët e fundit ka blerë disa start-up të AI në përpjekjet e saj për të zhvilluar një platformë rivale për ChatGPT.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë