Dy kompanitë e njohura të telefonave Apple dhe Samsung janë gjobitur për shkak të ngadalësimit të celularëve
Apple u gjobit më 10 milion euro dhe Samsung me 5 milion, në kuadër të hetimit për ngadalësimin e programuar të celularëve.
Sipas Autoritetit garantues të konkurrencës, këto dy kompani kanë zbatuar disa praktika që nuk janë të ndershme.
“Përditësimi i software tek telefonat Apple dhe Samsung ka shkaktuar keqfunksionimin në mënyrë serioze dhe ka ulur ndjeshëm performancën’’ thuhet në komunikatë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.