Jetojmë në epokën e teknologjisë, dhe ku çdo gjë vjen me e thjeshtë, mjafton një klik në telefonin tuaj apo ne pajisjen tuaj teknologjike, dhe informacioni është i bollshëm.
Nëse deri më tani, trendet e fundit të modës i kemi parë në pasarelat dhe në shfaqjet ‘Fashion’, tashmë kemi edhe një aplikacion i ri, përmes të cilit mund të merrni sugjerime të ndryshme, dhe që ju ndihmon të bëni zgjedhjet më të mira , kur blini rroba , apo aksesorë të ndryshëm.
Aplikacioni ‘Good On You’,i krijuar më 2013 nga Gordon Renouf dhe Sandra Capponi u publikua në Australi më 2015, por në Evropë mori dhenë muajin e kaluar duke u bërë më i madhi i ketij lloji edhe në botë.
Përveç që i ruan më shumë se dy mijë brende, ky aplikacion i lejon përdoruesit që ta shënojnë emrin e këtij brendi në aplikacion dhe t’i shohin rangimet dhe vlerësimet që iu janë bërë nga përdoruesit e mëparshëm apo ata aktualë.
Aty po ashtu jepet edhe një përmbledhje mbi etikën e markës e cila i vë në shitje produktet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.