Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, që kishte kërkuar refuzimin e kërkesës për pezullimin e dënimit me 2 vite burg. Llalla iu drejtua Apelit duke argumentuar se Shkalla e Parë nuk kishte vlerësuar drejt provat e paraqitura.
Ai kishte kërkuar pezullimin me të paktën 6 muaj të ekzekutimit të dënimit me burg për shkaqe shëndetësore. Por lëvizja e radhës e Llallës, pritet të jetë dorëzimi për rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit që u dënua me 2 vite burg dhe 5 vite të mos ushtrojë të drejtën e asnjë funksioni publik.
GJKKO vendosi dënimin me 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.
Llalla bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar që dënohet për korrupsion dhe që do të shkojë në burg Ish-kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar disa pasuri.
Ndërkohë nga 8 tetori, Llalla u shpall nga SPAK zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar, pasi Policia e Tiranës nuk e gjeti atë brenda vendit, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.
Më 22 shator ditën kur u dha dënimi, policia shkoi në shtëpinë e tij për ta arrestuar, por ai nuk ndodhej aty dhe se familjarët thanë se “nuk e dinin se ku ndodhej”.
Llalla është larguar nga Shqipëria më 7 shtator nga Rinasi drejt Romës. Ndërkohë që vendndodhja e tij nuk dihet se ku është aktualisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.