Drejtësia

Apeli refuzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ndaj Lefter Kokës

Gazeta Si - Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar një tjetër kërkesë të ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për zbutje të masës së sigurisë.

Koka kishte ankimuar masën “arrest me burg” të dhënë ndaj tij për akuzat e lidhura me inceneratorin e Fierit.

Ish-ministri i Mjedisit kërkon masë më të butë sigurisë për arsye shëndetësore, pasi sipas  një ekspertize mjekësore vuan nga disa sëmundje dhe në qeli i rrezikohet jeta,

Lefter Koka u arrestuar në dhjetor 2021 me urdhër të SPAK për dosjen e inceneratorit në Elbasan, por ndaj tij janë 2 masa me ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, ai akuzohet se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e tij. Koka i mohuar akuzat, duke e cilësuar këtë çështje si sulm politik.

Për çështjen e inceneratorëve është në burg edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, edhe pse ai do të ndjekë hetimet për një masë më të butë sigurie.

Sakaq lidhur me këtë çështje, janë shpallur në kërkim Klodian Zoton dhe Stela Gugallja, dy drejtuesit e kompanisë fituese të inceneratorit të Elbasanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë