Drejtësia

Apeli refuzon kërkesën e Lefter Kokës për zbutje të masës së sigurisë

Gazeta Si - Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili kishte kërkuar ndryshimin e masës së caktuar më herët ndaj tij nga Gjykata e Posaçme, e cila ka vendosur që Koka të hetohet ende nën masën “arrest me burg” lidhur me dosjen e inceneratorëve.

Koka kërkoi ndryshim mase me argumentin se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas dosjes hetimore, rreth 150 milionë lekë, janë përvetësuar nga ish-ministri, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave për aferën korruptive të inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit.

SPAK akuzon ish-zyrtarin e lartë se për favorizim të kompanive fituese për inceneratorët. Kompania që ka fituar koncesionin e Fierit, "Integrated Technology Waste Treatment Energy" dhe kompania tjetër që ka zbatuar punimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, "Integrated Technology Services", kanë qarkulluar fatura fiktive tatimore për punime, që në fakt sipas SPAK, nuk janë kryer.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë