Drejtësia

Apeli i GJKKO lë në fuqi pafajësinë e ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri

Gazeta Si - Apeli i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin e 4 korrikut 2023 për shpalljen të pafajshëm të ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri.

Kapri dhe 5 ish-zyrtarë të kësaj bashkie u akuzuan së pari për shkelje në tenderin e blerjes së druve të zjarrit me 9.2 milionë Lekë të reja të zhvilluar në tetor të 2017-ës.

Një tjetër akuzë që rëndoi ndaj ish-kryebashkiakut ishte ajo e pengimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, duke mbyllur me çelës në rrethin e jashtëm 3 shkolla dhe 1 kopsht në lagjet 2 dhe 5 të qytetit të përcaktuara nga KQZ si qendra votimi.

Akuza këto që kanë rënë poshtë edhe për 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Pogradec, pasi Apeli i GJKKO i ka shpallur të pafajshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë