Drejtësia

Apeli i GJKKO ashpërson dënimin me 3 vite burg për korrupsion ndaj Safet Gjicit. Një vit burg Alma Kaçit

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryebshkiakun e Kukësit, Safet Gjici, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjici duhet të vuajë përfundimisht 3 vjet burg me vendim të formës së prerë, tashmë jo për akuzën e "shpërdorimit të detyrës", por për atë të "korrupsionit pasiv".

Edhe për Alma Kaçin, u ndryshua vepra penale. Ajo u dënua me Shkallën e Parë për prostitucion, ndërsa vendosi ta dënojë me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e "korrupsionit aktiv".

Kaci është hetuar dhe gjykuar në masën "arrest në shtëpi" dhe për shkak se ky vendimi i Apelit është i formës së prere dhe i ekzekutueshem, detyron dërgimin e saj në qeli.

Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital.

Përveç dënimit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i hoqi Gjicit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Më 16 qershor 2023, Gjici u shfaq në një video të publikuar në rrjetet sociale, duke kryer marrëdhënie seksuale me Kaçin në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit.

Më vonë, u publikua një tjetër fragment i asaj videoje, ku Gjici diskutonte me vajzën në fjalë për mundësinë e akordimit të saj të një tenderi për menaxhimin e qenve endacakë të qytetit të Kukësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë