Lajme

Apeli ‘detyrim paraqitje’ për Balliun: Prokuroria e kapur nga Rama

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë “detyrim paraqitje” për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun.
Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke kërkuar “arrest shtëpie” për Balliun dhe disa protestues të tjerë të Unazës së Re, por nuk është pranuar.
Ish-deputeti Klevis Balliu dhe 3 banorë të Astirit akuzohen për dhunën e ushtruar më 7 maj tek Unaza e Tiranës.
Atë ditë, ish-deputeti Balliu së bashku me personat e tjerë të akuzuar, bllokuan rrugën duke u konfrontuar dhe me policinë në mënyrë që të pengonin kryeministrin Rama që kishte një takim pranë fabrikës së miellit.
Ndërkohë për mediat Balliu është shprehur se kryeministri Edi Rama ka kapur Prokurorinë.
Më pas ai shprehet se PD nuk do të lejojë që të kryhen zgjedhjet që sipas tij janë zgjedhje moniste.
“Prokuroria nuk mund të hetojë edhe ata që nxorën projektin korruptiv por edhe vetë projektin. sot kemi në hetim ata që kanë nxjerrë këtë afër korruptive. Protesta ka çdo ditë. Pasi këtu ka një qeveri ku vidhet. Edi Rama është në ditët e fundit. Ai ka rritur dozën e vjedhjeve, ka shpenzuar 300 milionë euro, në një kohë që shpenzimet duhet të ishin më pak. Në Austri kushton 13 mln euro kurse në Shqipëri, Edi Rama merr 15 milion euro në një rrugë ku duhet të ishte 1 milion euro. Ai ka rritur dhunën ndaj protestuesve. Rama ka kapur Prokurorinë, e cila kërkon ‘arrest shtëpie’ për Avdylajt, kurse për banorët që protestojnë kërkohet ‘arrest me burg’”, shprehet ish-deputeti Balliu.
Më pas, ai shprehet se PD nuk do të lejojë që të kryhen zgjedhjet që sipas tij janë zgjedhje moniste.
“Sot po luhet fati i Shqipërisë. Nuk do lejojmë që të ketë zgjedhje moniste si koha e Enver Hoxhës. Do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh më tej Balliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë