SHBA ka reaguar pas anulimit të ftesave nga ana e Beogradit për deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda, të cilët do të merrnin pjesë në një konferencë të organizuar nga Kuvendi i Serbisë, por edhe pas ndalimit të hyrjes së karateistëve kosovarë në Serbi, ku do të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë.
“Nëse Serbia dëshiron të arrijë integrimin evropian, duhet të ndalë këto taktika fëmijënore dhe të pranojë pavarësinë dhe sovranitetin e fqinjës së saj, Kosovës”, thuhet në reagimin e SHBA përmes rrjetit Twitter.
Deklarata erdhi në Ditën e Evropës nga demokratët e Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, që kryesohet nga Kongresmeni Eliot Engel, i cili njihet për mbështetjen e shqiptarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.