Lajme

Anulimi i zgjedhjeve, Bashkitë e PD dhe të LSI zbatojnë dekretin e Metës

Pas botimit në Fletoren Zyrtare të dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, bashkitë e djathta dhe ato të LSI-së kanë nisur punën për zbatimin e dekretit.
Përmes një shkrese drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, kërkon lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ nr. 11 pranë qendrës kulturore ‘Hasan Prishtina’ si edhe palestrës sportive të Shkollës së Mesme të Përgjithshme ‘Havzi Nela’.
Gjithashtu në shkresë kryebashkiaku i Kukësit kërkon nga KQZ heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore.

Shkresa e kryetarit të Bashkisë së Kukësit drejtuar KQZ

Kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, në letrën e firmosur për KQZ-në, Ministrisë së Brendshme si edhe Prefekturës Tiranë, kërkon që KZAZ nr. 42 të ndërpresë të gjitha veprimet për afishimin e listave të zgjedhësve në të gjitha shkollat të cilat janë në pronësi të Bashkisë Kavajë.
Të njëjtën kërkesë kanë dorëzuar pranë KQZ edhe kreu i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani, si edhe kreu i Bashkisë në Skrapar, Nesim Spahiu.

Shkresa e kryetarit të Bashkisë Skrapar
Shkresa e kryetarit të Bashkisë Mat

Lirimin e ambjenteve të KZAZ me qëllim zbatimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e kanë kërkuar edhe kryetarja e Bashkisë në Gjirokastër, Zamira Rami.

Shkresa e kryetarit të Bashkisë Gjirokastër

Edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, në letrën drejtuar KZAZ-ve në këtë qytet, kërkon prej tyre lirimin e menjëhershëm të ambienteve në funksion të procesit zgjedhor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë