Shendet

Antitrupat dhe Covid 19, pse disa persona të shëruar nuk i kanë zhvilluar kurrë

Ka disa njerëz të cilët, edhe pse të infektuar me Covid, nuk zhvillojnë antitrupa dhe nuk janë – në përqindje – shumë pak në të vërtetë. Nga se varet dhe çfarë nënkupton kjo dukuri?

Ngarkesë e ulët virale në tampon

Një studim i kohëve të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), i publikuar në numrin e shtatorit, “Emerging Infetcious Diseases”, ka arritur të zbulojë: jo të gjithë njerëzit që shërohen nga Covid 19, zhvillojnë antitrupa specifikë dhe mungesa e “sero-konversionit” (kur antitrupat bëhen të zbulueshme në gjak), shoqërohet me një moshë më të re dhe vlera më të ulëta të ngarkesës virale.

Në veçanti, shkencëtarët studiuan marrëdhënien midis “serokonversionit” dhe të dhënave demografike, klinike dhe laboratorike në një mostër prej 72 personash të shëruar të rekrutuar në Universitetin e Alabamas në Birmingham (SHBA).

Rreth 36% e grupit, nuk kishin zhvilluar antitrupa. Kjo nuk varej aq shumë nga ashpërsia e sëmundjes Covid që kishin apo nga simptomat e tyre: personat sero-negativë, ishin mesatarisht 10 vjet më të rinj se personat sero-pozitivë dhe treguan vlera më të ulëta të ngarkesës virale.

Në veçanti, janë pikërisht ngarkesat virale nazofaringale që përfaqësojnë një korrelacion të rëndësishëm të përgjigjes sistemike të antitrupave, ndërsa mosha duket se ka vetëm një efekt të vogël.

Studime të tjera

Rezultati është në përputhje me ato të gjetura nga analiza të tjera: për shembull, një studim shumë i përgjithshëm izraelit, raportoi se 5% e pjesëmarrësve, mbetën sero-negativë pavarësisht një rezultati pozitiv të testit në një mostër të tamponit në hundë.

Një studim i sero-prevalencës i kryer në Nju Jork, zbuloi se 20% e njerëzve me një rezultat pozitiv të tamponit, nuk kishin antitrupa të dallueshëm.

Hulumtimet nga Gjermania, treguan se 85% e disa personave të infektuar me Covid, nuk arritën të zhvillonin antitrupa (infeksione dytësore).

Ata që ndihen të mbrojtur, nuk janë

Përfshirjet, nëse një prirje e tillë do të konfirmohej, janë të shumëfishta. Ata që nuk zhvillojnë antitrupa do t’i përgjigjen ndryshe vaksinimit: duke iu ngjarë atyre që nuk janë infektuar kurrë, këta njerëz mund të kenë nevojë për dy doza të vaksinës (për të shëruarit aktualisht, megjithatë vetëm një pritet) dhe kjo gjithashtu mund të shpjegojë disa nga infektimet tek të vaksinuarit.

Kush “nuk vaksinohet plotësisht”, është më pak i mbrojtur pa e ditur (një dozë e vetme e vaksinës mbron pak kundër variantit Delta).

Kjo vlen edhe për atë kategori njerëzish, të cilët janë më pak të prirur për të kërkuar vaksinim, duke menduar se kanë krijuar antitrupa pas infeksionit të parë me koronavirus, edhe pse e kanë kaluar atë.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë