Në një kohë që në Kuvend pritet të miratohet paketa antishpifje, gazetarë dhe aktivistë u mblodhën para Parlamentit për të kundërshtuar ligjin në fjalë.
Sipas gazetarëve dhe aktivistëve, kjo paketë është një përpjekje e qeverisë për të kapur median online.
Në videon e siguruar nga gazeta “Si”, shihen dhe momentet ku gazetarët janë mbledhur në kundërshtim të këtij ligji.
Ndërkohë, kreu i qeverisë në foltoren e Parlamentit e ka cilësuar si një ligj që nuk kufizon lirinë e të shprehurit, por të shpifjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



