Lajme

Anti informaliteti në Vlorë dhe Durrës, në pranga 12 pronarë lokalesh

Ka vijuar edhe ditën e sotme aksioni anti informalitet përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare. Këtë të mërkurë aksioni ka vijuar për ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, në plazhet e Durrësit dhe Vlorës.

Në Durrës, policia njofton se ka liruar rreth 2000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme. Për këtë shkak, policia ka proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”, të cilët ishin ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake. Këta pronarë u prangosën, pasi u konstatua se kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.

Ndërsa në Vlorë janë çuar për ndjekje penale 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë.  Uniformat blu bëjnë me dije se këta shtetas ushtronin aktivitetin “Plazh Privat” me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kuponë tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse.

Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të liruar çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/478117986067691/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë