Lajme

Ankth në Maqedoninë e Veriut, 7 viktima dhe 125 raste në ditë

7 persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në Maqedonië e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar kështu një bilanc rekord që nga shfaqja e rasteve të para në vendin fqinj.

Me vetëm gjashtë të shëruar, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, numri i të vdekurve në Maqedoninë e Veriut është më i lartë se numri i të shëruarve.

Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë regjistruar 125 raste të reja me koronavirus, duke u rritur për të disatën ditë radhazi. 89 raste janë regjistruar në Shkup, ku më të prekurat vazhdojnë të jenë lagjet shqiptare. Po ashtu, nga Shkupi ishin edhe 3 nga viktimat, ndërsda 2 nga Struga, 1 nga Tetova dhe 1 nga Shtipi. Një prej pacientëve ka ndërruar jetë duke u transportuar me ambulancë, ndërsa 4 të tjerë ishin pranuar në spital 2 deri 3 ditë më parë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja:
Shkup- 89 raste
Tetovë- 11 raste
Ohër- 8 raste
Kumanovë- 4 raste
Strugë- 3 raste
Shtip- 2 raste
Prilep- 2 raste
Strumicë- 2 raste
Goastivar- 1 rast
Veles- 1 rast
Resen- 1 rast
Kërçovë- 1 rast

Në Klinikën për Sëmundjet Infektivë në Shkup janë pranuar edhe 6 pacient të rinj, duke e çuar numrin e të shtruarve në 74. 29 prej tyre janë në intubim me oksigjen dhe 8 prej tyre mësohet se janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 3364, ai i të shëruarve në 1664. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 164 ndërsa ai i rasteve aktive në 1536.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë