Drejtësia

Apeli lë në fuqi masën e sigurisë ndaj kreut të KPP, Jonaid Myzyraj

Gazeta Si – Jonaid Myzyri do të vijojë të mbetet në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe pezullim nga detyra si kreu i Prokurimeve Publike pasi po hetohet nga SPAK nën dyshimin se ka kryer abuzim me tenderat publikë.

Bëhet fjalë për tenderin e mirëmbajtjes së aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi 58.7 kilometra dhe vlerë 2.29 milionë euro.

Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimeve në mënyrë të paligjshme ka favorizuar bashkimin e dy operatorëve ekonomikë, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuar.

Pak ditë më parë u publikuan edhe përgjimet e zbardhura mes punonjëseve të institucionit që flisnin mbi ankesat që kishin ndaj Myzyrit, për të cilin thonin se i kishte përdorur vetëm për të firmosur tendera.

Krahas Jonaid Myzyrit, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të ciëlve akuzohen për shkelje të barazisë në tendera publikë të kryer në bashkëpunim. Ndërsa tre të tjerët, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Aidhaj dyshohen për falsifikim dokumentesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë