Në anketimin që ka kryer shoqata e sipërmarrësve fasonë Pro – Export Albania në 70 subjekte përgjatë muajit qershor, rezulton se 31 % e punëtorëve nuk janë kthyer në punë pas karantinës.
Arsyet e moskthimit në punë kanë qenë ; mungesa e transportit publik, pamunësia për të akomoduar fëmijët dhe frika nga Pandemia.
Pyetjes se sa nga 70 subjektet e anketuar kanë diversifikuar prodhimin, i janë përgjigjur pozitivisht 37% e tyre.
Kurse situatën me kontratat me klientët respektivë për për periudhën shtator-tetor 100 % e subjekteve të anketuar e shohin tejet të zymtë.
97 % të sipërmarrjeve fason nga 70 subjektet e pyetur e kanë të nevojshme të investojë në teknologji për tju përshtatur tregut në të ardhmen, teksa aktualisht kapaciteti prodhues është në masën 78%.
Pro-Export Albania llogarit një humbje mbi 130 milionë euro për sektorin fason në dy muajt e fundit, në stoqe të pashitura (kontrata të bllokuara ose të parealizuara) dhe në prodhim të munguar.
Sipas “Pro-Eksport”, pothuajse të gjitha fabrikat e sektorit janë në mungesë ekstreme të likuiditetit për të vijuar punën. Rreziku i falimentimeve në masë për këto sipërmarrje është i dukshëm dhe shumica e këtyre fabrikave prodhuese po punon sot për mbijetesë.
Ata kërkojnë nga qeveria ndihmë në lidhje me lehtësimin e kritereve për kreditë e garancive sovrane dhe kompensim të zbatimit të protokollit të kuq shëndetësor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.