Portofol

Ankesat për prokurimet, raporti në Kuvend: Nga 1099, janë pranuar gjysmat

Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni shtetëror që merret me ankesat që kanë kompanitë private kundrejt vendimeve për tenderat apo koncesionet.

Në 2017 ka pasur 1099 ankesa, ku më shumë se gjysma është pranuar. Sipas raportimit që u bë në komisionin e ekonomisë, shumica e ankesa janë prokurime publike, me një vlerë që në total llogaritet në rreth 160 milionë euro.

“1083 për procedurat e prokurimit publik, 4 për procedura konkurruese, koncesione ose partneritet publik-privat. Shtatë ankesa për procedurat e ankandit publik dhe pesë ankesa për procedura konkurruese, leje minerare”, tha Evis Shurdha, kryetare e KPP.

Partia Demokratike nuk merrte pjesë në komision, ndërkohë që deputetët kërkuan që raportimi të mos ishte thjesht statistikor, por të nxirren problematikat me qëllim që vendimmarrja të unifikohet.

“Unë do të preferoja që ju të vinit këtu dhe të flisnit për një rast të qartë të shqyrtuar nga ju që ka të bëjë me një kontratë partneriteti publik-privat, një kontratë koncesioni. Dhe ta unifikonit atë praktikë për gjithë hierarkinë vendimmarrëse të shtetit në raste të tilla të këtyre kontratave sepse janë bërë shumë”, tha kreu i komisionit, Erion Braçe.

Në 2017 Komisioni i Prokurimit Publik kaloi nga varësia e kryeministrisë në atë të Kuvendit, i cili zgjedh edhe anëtarët.

Si.

Solving the problem of falsified medications


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë