Njerez

Anita Likmeta, shqiptarja që konkurron mes 50 italianeve të famshme për çmimin ‘InspiringFifty Europë 2022’

Anita Likmeta, një shqiptare mes 50 italianeve më të famshëm në Europë, konkurron sot për ‘InspiringFifty Europë 2022’(çmimi që vlerëson pesëdhjetë gratë që shkëlqejnë në karrierën e teknologjisë në të gjithë Europën) që do të mbahet në Westminster Abbey në Londër (Angli) me datën 13 qershor.

 E lindur në Durrës, Anita u largua drejt Italisë në moshën 11 vjeçare. Ajo ja ka dalë mbanë të shquhet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e startup-eve në Itali.

 Pas “Pesëdhjetë italianë në Europë për inovacion”, botuar nga gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera”, Anita Likmeta është e nominuar si një nga gratë më të rëndësishme në fushën e shkencës dhe teknologjisë për InspiringFifty Europë 2022 në partnership me EQL:HER.

 Anita Likmeta është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze InspiringFifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co.

 Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori  shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private.

 Likmeta thotë se është e bindur që “ekziston një forcë tek gratë që krijon një rrjet dhe bëhet zhvillim. Falë demokratizimit të proceseve ne mund të rinovojmë një ekonomi që është krijuar edhe për gratë”, është shprehur Anita gjatë intervistës së dhënë pas njohjes me nominimin si ndër gratë më frymëzuese në Europë në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

 Fitorja e Anita Likmetës në Londër, është një mesazh për të rinjtë tanë që kanë nevojë për modele të reja të afta për t’i çuar drejt ndërgjegjësimit të ri, në mënyrë që meritokracia të mos jetë një sistem ekskluzivisht i rezervuar për vendet e Europës Perëndimore.

 Demokracia kalon nga shembuj të mirë dhe Anita Likmeta, bija e diasporës shqiptare, konkurron sot për t’u bërë gruaja e parë në inovacion në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë