Menaxhim

Anije të pasigurta dhe me shërbime të dobëta/ Flamur i zi për Shqipërinë nga Parisi

Komiteti i Memorandumit të Parisit, mekanzimi për inspektimin e anijeve në Europë, ka rënditur Shqipërinë në vendin e fundit me “flamur të zi” si vendi, anijet e të cilit konsiderohen me rrezik të lartë.  Memorandumi i Parisit bëri rënditjen e 70 vendeve të ndryshme sipas standardeve të shërbimit dhe sigurisë në sektorin e transportit detar.

Kategorizimi i anijeve nga vendet e ndryshme ndahet në tre ngjyra: bardhë, gri dhe të zezë.

Listat e “Bardhë, Gri dhe e Zezë (WGB)” paraqesin spektrin e plotë, nga flamuj të cilësisë të lartë deri te flamuj me një performancë të dobët që konsiderohen me rrezik të lartë ose shumë të lartë.

Monitorimi është bërë për periudhën 2018-2020 dhe gjatë kësaj periudhë anijet shqiptare kanë rezultuar me flamur të zi që nënkupton siguri dhe shërbime të dobëta.

Memorandumi i Parisit është një program inspektimi për anijet e regjistruara në porte, përveç atyre që i përkasin vendit ku është porti, me qëllim ndalimin dhe marrjen e masave kundër anijeve që nuk janë në përputhje me rregullat dhe sigurinë. Inspektorëve u kërkohet të  hetojnë pajtueshmërinë me kërkesat e konventave ndërkombëtare. Aty përfshihet kontrolli i anijes dhe personelit nëse respektohen ligjet ndërkombëtare në fuqi, aftësitë e drejtuesve dhe pajisjet e anijes.

Për viti 2020, në listën e bardhë janë renditur 39 vende, në listën gri 22 dhe në listën e zezë 9.

Shqipëria rikthehet në listën e zezë të anijeve pas 11 vitesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë