Autoriteti i Kanalit të Suezit, ka njoftuar një marrëveshje që parashikon zhbllokimin këtë të mërkurë, të anijes gjigande të kontejnerëve “Ever Given”, e cila ishte ndaluar, pasi bllokoi kanalin në fund të marsit dhe që kishte paralizuar një degë thelbësore për tregtinë ndërkombëtare.
Marrëveshja u arrit me pronarin e anijes. Një ceremoni është planifikuar të mërkurën për të festuar “nënshkrimin e marrëveshjes” dhe “nisjen e anijes”.
Arsyeja kryesore e mosmarrëveshjes midis Egjiptit dhe kompanisë japoneze, “Shoei Kisen”, si pronar i anijes, ishte shuma e dëmshpërblimit.
Kajro kishte kërkuar fillimisht 916 milionë dollarë, para se të ulte shifrën në 600 milionë dhe më pas në 550 milionë dollarë. Një total prej 422 anijesh, të ngarkuara me 26 milionë tonë ngarkesë, ishin bllokuar në ato 6 ditë në Kanalin e Suezit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.