Gazeta Si – Anglia sfidon FIFA-n sa u takon rregullave për Botërorin e Katarit. Presidenti i Federatës Angleze të Futbollit, Mark Bulingham, ka bërë të ditur në një intervistë për ‘Sky Sports UK’ se FIFA, me shumë mundësi, do të ndëshkojë britanikët, sepse do ‘injorojnë’ vendimin për të mos dhënë mesazhe politike gjatë zhvillimit të turneut.
Kapiteni Herri Kejn do të mbajë në krah shiritin “ylber”, si shenjë mbështetjeje për komunitetin LGTBQ+. Një gjest ky që nuk lejohet nga FIFA, edhe pse disa skuadra kanë vendosur ta bëjnë në Katar.

Në këtë vend liria e shprehjes dhe ajo seksuale janë mjaft të kufizuara. Çështja e të drejtave të njeriut në Katar po ashtu ka ngritur shumë diskutime. “Nuk i janë përgjigjur kërkesës sonë për të mbajtur atë shirit dhe me shumë mundësi do të gjobitemi. Në këtë rast, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të paguajmë gjobën”, – ka thënë Bulingham.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



