Lajme

Anëtarja e re e SPAK, Doloreza Musabelliu betohet para presidentit Meta

Betohet para presidentit Meta anëtarja e re e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Doloreza Musabelliu.

Ceremonia e betimit të prokurores më të re është zhvilluar në institucionin e presidentit.

Siç thuhet në njoftimin e presidencës, presidenti Ilir Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), znj.Musabelliu.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

Prokurorja Doloreza Musabelliu gjatë betimit te presidenti Meta

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë