Partisë Socialiste i mungojnë të paktën 13 mijë vota në Bashkinë e Durrësit, nëse të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e kësaj të diele kanë votuar për këtë forcë politike.
Sipas shifrave të publikuara nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në Durrës kanë votuar 35 mijë e 62 persona. Kjo shifër përbën rreth 13 për qind të numrit total të votuesve, ndërkohë që në zgjedhjet parlamentare të 2017, Partia Socialiste mori 48 mijë e 288 vota në të njëjtin territor.
Gjithmonë duke supozuar se fletët e votimit të hedhura në kuti janë për Partinë Socialiste, në krahasim me 2015, kjo parti ka një rritje me rreth 8 mijë vota.
Ashtu si Dibra, edhe Durrësi u vendos në qendër të vëmendjejs për shkak të dosjes 339, ku sipas përgjimeve të dala nga prokuroria shqiptare dyshohet për një skemë manipulimi të procesit në këtë zonë në zgjedhjet e 2017, përmes blerjes, shantazhit e presionit të votuesve edhe duke përdorur elementë kriminalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.