Finale ulëritëse, Evenepoel arriti Pogacar por me ta ishte dhe Skjelmose Jensen. Në finish danezi i Lidl Trek triumfoi me sprint në fotofinish. Pogacar i 2, Evenepoel, i ezauruar nga ndjekja u kënaq me vendin e 3. Gjithçka ndodhi në “Amstel Gold Race” në vendet e ulëta ku Mattias Skjelmose pas një gare të gjatë bashkë me Remco Evenepoel arritën Tadej Pogacar. Në fund festa shkoi për Lidl-Trek. Vendi i 4 për Wout van Aert që fitoi sprintin e grupit ndjekës përpara Michael Matthews. Ishte një finale e papritur në fund të një gare të paparashikueshme dhe spektakolare.

Në 45 km e fundit Tadej Pogacar sulmoi në Kruisberg dhe pas disa pedalimeve u duk se po arrinte suksesin e rradhës. Mirëpo nuk mendoi kështu një binom i çuditshëm me Remco Evenepoel e Mattias Skjelmose që nisen në ndjekje të sllovenit. Ata e arrijnë në Cauberg, ngjitjen simbolike të garës. Mes tyre pati shumë dëshirë për të fituar por edhe frikë për të humbur. Në sprint befasoi Skjelmose që kthehet të fitojë pas 303 ditësh mungesë. Fitorja më e rëndësishme në karrierën e danezit dhe e 14 sezonale për skuadrën Lidl-Trek.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.