Nga Gazeta Si- Një punonjës i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit ka përfunduar në pranga e policisë.
B. Xh, efektiv i policisë kufitare në Portin e Durrësit, është arrestuar për shpërdorim detyrë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP). Sipas AMP-së efektivi ka lejuar trafikun e armëve drejt Italisë
B. Xh. nuk kontrolloi një ‘Bizarke’ (Automjet qe transporton makina) në të cilin u gjetën 2 pistoleta.
‘Nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.’- njofton policia.
Ndërkohë autoritetet italiane arrestuan në Bari 45-vjeçarin.
Hetimet vazhdojnë për përfshirje të punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




