Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka krijuar një aplikacion për përllogaritjen e dëmeve ndaj një personi në aksidentet rrugore. Specifikisht në rastet kur një person dëmtohet me pasojë paaftësinë e përhershme për punë ose me pasojë vdekjen.
Nga ky aplikacion palët e përfshira në aksident mund të përllogarisin automatikisht vlerën e dëmit. Sipas AMF-së kjo do të sjellë dhe transparencë mbi vlerën e dëmit pasuror dhe dëmit jopasuror. Për më tepër aplikacioni shërben dhe si formë edukimi të konsumatorëve në fushën e sigurimeve.
“Ky aplikacion u vjen në ndihmë palëve përfituese, si edhe vetë profesionistëve/ekspertëve të fushës në vlerësimin e dëmit dhe trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim. Përllogaritësi bazohet në disa supozime, vlerat e përllogaritura janë orientuese dhe synojnë të informojnë përdoruesit mbi masën e dëmshpërblimit.”

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje