Portofol

Amerika, një hakmarrje e ftohtë e 1973?

Asnjëherë nuk ka qenë e qetë bota. Përkundrazi, e trazuar  e vatra, vatra një trazim më i madh deri në luftë. Ndikimet gjeopolitike dhe politike në ekonomi, tregje e veçanërisht në tregun e arit të zi nuk janë sjellje ekskluzive të ditëve të sotshme.

Nëse do ti referohemi statistikave të OPEC të cilat tregojnë çmimin mesatar vjetor të naftës për fuçi nga viti 1960-2018, do të vërejmë se çmimi mesatar më i ulët i naftës për fuçi është shënuar në vitin 1970. Në atë vit ishte 1,21 dollarë.

Çmimi më i lartë është shënuar në vitin 2012 kur një fuçi kushtonte mesatarisht 109,45 dollarë.  

Çfarë e shkaktoi  krizën e naftës në 1970?

Delegacioni Arab në konferencën e OPEC në Vjjenë më 1974

Kriza e naftës e 1970-ës shkaktoi ngadalësimin e inflacionit dhe papunësi të lartë - duke shpënë përfundimisht në rënien e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kishte një sërë krizash energjie midis viteve 1967 dhe 1979 të shkaktuara nga problemet në Lindjen e Mesme, por më e rëndësishmja filloi në vitin 1973 kur prodhuesit arabë të naftës vendosën  embargo.

Vendimi për bojkotimin e Amerikës dhe ndëshkimin e perëndimit në përgjigje të mbështetjes për Izraelin në luftën e Yom Kippur kundër Egjiptit, shpuri në rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar nga 3 dollarë për fuçi në 12 dollarë deri në 1974.

Çmimi i benzinës u rrit, duke e bërë transportin më të shtrenjtë. Madje ka patur zëra se në Britani u racionua përdorimi i kuponave të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

Qeveria Konservatore, e udhëhequr prej Ted Heath, luftonte për të përballuar çmimet e larta të ushqimeve të shkaktuara nga mungesat globale. Kjo nxiti në atë kohë një normë inflacioni që, nën qeverinë e Harold Ëilson, goditi mbi 24% (në krahasim me inflacionin në janar 2011 që ishte 4%, dyfishi i objektivit aktual të Bankës së Anglisë prej 2%).

Sindikatat paraqitën kërkesa për të rritur  pagat  në mënyrë që të përballoheshin çmimet në rritje, gjë që çoi në konfrontim me minatorët, deri në rënien e Tories në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit 1974. Një qeveri Laburiste nën Harold Wilson mori fuqi por u përball me një kolaps në fitimet e korporatave dhe vlerat e tregut të aksioneve.  Burmah Oil, një emër i madh në sektorin energjetik, duhej të shpëtohej nga Banka e Anglisë pasiqë u zhyt  në probleme.

Por industria më e madhe e naftës në Britani ishte një fitues i dukshëm në këtë kohë pasi paratë u derdhën në Detin e Veriut, duke lejuar Mbretërinë e Bashkuar që përfundimisht të bëhet një eksportues neto i naftës.

Kjo periudhë e çmimeve të larta të energjisë nuk ishte e mirë për bazën prodhuese tashmë të lëkundur të vendit. Zhdukja graduale e industrisë automobilistike britanike  dikur të rëndësishme, u nxit nga kostot shtesë të prodhimit.

Japonezët, të cilët ishin të njohur për prodhimin e  makinave të vogla dhe më efiçente  për harxhimin e karburantit, u mirëpritën në Britani dhe përvoja e tyre ndihmoi në ringjalljen e prodhimit britanik.

Kriza që ndodhi me naftën në atë kohë, ndryshoi gjithashtu edhe natyrën e marrëdhënieve të jashtme të Britanisë, që u fokusuan më tepër në rrezikun që kanosej prej Rusisë dhe Kinës si pjesë e Luftës së Ftohtë. Vendet e Lindjes së Mesme deri në 1973 shiheshin si miq të besuar, por Britania e Madhe dhe të tjerët në perëndim i dhanë rajonit shumë më tepër vëmendje pas embargos, megjithëse  mbeti në vend për një kohë relativisht të vogël.

Fillimet e 70-ës çuan në një rigjallërim të interesit për forma të tjera të energjisë si dielli, etj, të cilat gradualisht u lanë mënjanë për shkak se çmimi i naftës filloi të binte dhe Britania u bë e pavarur. Lindi nevoja që vendet me  mungesa të naftës indigjene, të ndërmerrnin hapa radikalë drejt karburantit alternativ. Brazili, për shembull, bëri një kalim revolucionar drejt drejtimit të automjeteve të tij me etanol nga kallami i sheqerit.

Interesi i Britanisë për energji alternative u ringjall për shkak të ndryshimeve klimatike dhe nevojës për një ekonomi me karbon të ulët.

Çfarë ndodhi në 2012

Disa nga faktorët që influencuan çmimet e naftës bruto në 2012-ën:

Ndryshimet në pritshmërinë për rritjen ekonomike globale. Statistika optimiste në SHBA përsa i përket rritjes së punësimit, normat e ulëta të interesit për disa vende evropiane dhe të dhënat në rritje për prodhimin në Kinë, kontribuan në pritshmërinë për rritjen ekonomike dhe çmimet më të larta të naftës bruto gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Një ndryshim i këtyre faktorëve në tremujorin e dytë ndihmoi në uljen e çmimeve të naftës së papërpunuar në fund të 2012-ës.

Furnizimi me naftë. Ndërprerjet e prodhimit të tilla si ato në Siri, Sudan dhe Jemen morën rreth 1 milion fuçi naftë në ditë jashtë tregut botëror, duke rritur çmimet e naftës.

Sanksionet e Iranit. Sanksionet e vazhdueshme të SHBA dhe Evropës për importet e naftës iraniane me qëllim presionin që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor  ka luajtur një rol në zvogëlimin e eksporteve të naftës të Iranit dhe  ka ngritur gjithashtu frikën se Irani do të hakmerret duke ndërprerë dërgesat e naftës përmes ngushticës Hormuz. Të dyja shkaktuan rritjen e çmimeve të naftës./The guardian, eia, statista/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë