Njerez

Amber Heard do të apelojë vendimin në favor të Johnny Depp

foto e aktores

Aktorja Amber Heard raportohet se po planifikon një padi në apel pasi humbi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp mbi akuzat për abuzim në familje.

Juristët në një gjykatë të Virxhinias vendosën në favor të pretendimit të Depp për shpifje për tre akuza, duke i dhënë aktorit të Piratëve të Karaibeve 15 milion dollarë  të cilat më vonë u reduktuan nga gjyqtari në 10,35 milion dollarë.

Alafair Hall, zëdhënësja e Heard, tha se aktorja e Aquaman kishte në plan të apelonte vendimin, sipas New York Times.

Heard kishte kërkuar 100 milionë dollarë në një kundërpadi kundër Depp.

Ajo ia doli vetëm në një pikë dhe u shpërblye me 2 milionë dollarë.

Avokatët e Depp-it e bindën jurinë se ai nuk e sulmoi Heard-in dhe se pretendimet e saj për abuzim në familje në një artikull të Washington Post i bëri “me keqdashje” ose duke e ditur se pretendimi ishte i rremë.

Në një deklaratë më pas, e cila nuk përmendi apelin e raportuar, Heard shprehu zhgënjimin e saj. Ajo tha: “Jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”.

Vendimi unanim i anëtarëve të jurisë i dha fund një gjyqi shtatë-javor që paraqiti dhjetëra dëshmitarë dhe ekspertë që vlerësonin nëse Depp ishte abuzuar me Heard-in gjatë martesës së tyre 15-mujore.

Lisa Bloom, një avokate e profilit të lartë në SHBA, e cila përfaqësonte gratë, pretendimet e ngacmimeve seksuale të të cilave çuan në shkarkimin e spikerit të Fox News, Bill O’Reilly, parashikoi se çështja Heard-Depp do të vendosej në apel.

Duke folur për Newsnight të BBC ajo tha: “Dua të theksoj se ky nuk është fundi, sepse shumica e rasteve të shpifjes vendosen vërtet në apel”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë