Lajme

Ambasadorja shqiptare në SHBA: Janë anuluar të gjitha aktivitetet deri në maj

Koronavirusi ka ndaluar edhe SHBA-të. Pas shpalljes së emergjencës kombëtare nga Presidenti Donald Trump në SHBA ka reaguar ambasadorja shqiptare në Amerikë, Floreta Luli Faber.

Ajo thotë se janë anuluar ose shtyrë për një afat të pacaktuar të gjithë aktivitetet fillimisht të programuara deri në muajin maj.

“Sot në SHBA, për ato që e lejon profili i punës, janë kërkuar të punojnë nga shtëpia. Universitetet janë mbyllur dhe viti shkollor do përfundojë online! Shkollat e mesme mund të rihapen pas disa javëve, por pritet një urdhër i dytë. Janë kanceluar ose shtyrë për një afat të pacaktuar të gjithë aktivitett  fillimisht të programuara deri në muajin maj… krijohet përshtypja që deri atëherë mund të mos kthehet normaliteti”, thotë ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë