Presidenti Trump njoftoi të enjten se do të emërojë ambasadorin
amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për
bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë.
Richard A. Grenell është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga
muaji maj i vitit të kaluar. Zoti Grenell, ekspert i politikës së jashtme,
është themelues i firmës “Capitol Media Partners” në vitin 2010, që
ofron konsulencë për çështje të jashtme.
Ambasadori Grenell, ka qënë zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në OKB për shtatë vjet, 2001-2008, duke e mbajtur këtë post më gjatë se çdo ambasador tjetër, duke shërbyer për katër ambasadorë të ndryshëm.
Ai mban gradën Master për Administratën Publike nga universiteti i Harvardit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




