Ambasadori amerikan në Serbi, Chrisopher Hill, është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit, gjersa ishte duke ecur me bashkëshorten tij.
Hill, sipas një video të postuar në rrjetet sociale, është fyer me fjalë për gati dhjetë minuta, nga disa gra që po protestonin për rolin e tij kur ishte i dërguar special i SHBA-ve në zgjidhjen e krizës së Kosovës.

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, “Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, “Populli serb është me Rusinë”, “Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistët Ukrainës”. ”Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ” Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmonë serbe”, ishin disa nga fjalët që iu thanë Hillit, gjersa vazhdonte rrugën i paprovokuar.
Përshkrimi i videos është se “Hilli ka marrë një leksion në Beograd”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




