Media Galeri

Ambasadori gjerman përgatit fli në saç në Kosovë (video)

Ambasadori gjerman në Kosovë, John Rohde ka hequr dorë nga kostumi i diplomatit dhe ka shijuar gatimet dhe natyrën në majën më të lartë të Kosovës, në Gjeravicë.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “X”, ambasadori shihet bashkë me një grup turistësh në Gjeravicë duke pjekur ushqimin tradicional, fli në saç dhe duke mbledhur boronica.

“Kalova kohë të mrekullueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica! Nga mbledhja e boronicave të freskëta deri te zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të madhe”, ka shkruar ambasadori në postimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë